Dy sezone pa trofe, por Kuman i thotë Mesit: Qendro tek Barça

Presidenti Zhoan Laporta u zgjodh edhe për këtë, që të mos lejojë largimin e superyllit, ndërsa trajneri i Barcelonës e lëshoi menjëherë thirrjen e tij, pas eleminimit nga Championsi. Katalanasit nuk arritën dot në çerekfinale, për herë të parë që nga viti 2007 (kur i eleminoi Liverpuli), dhe pritet të përfundojnë sezonin e dytë radhazi pa asnjë trofe, porse Ronald Kumani i tha Lionel Mesit se nuk duhet të ketë asnjë dyshim për të ardhmen e madhe të kësaj skuadre.

“Ai ka shumë kohë në këtë ekip dhe e kupton se po shkojmë në drejtimin e duhur, – u shpreh holandezi, – me ndryshimet që kemi bërë dhe me të rinjtë që do të përmirësohen edhe më shumë, ai nuk mund të ketë dyshime për të ardhmen e kësaj skuadre. Gjithkush duhet të jetë krenar, përfshi presidentin. Ne e treguam (ndaj PSG-së) fytyrën tonë, që nga sekonda e parë në të fundit ne donim vetëm që të fitonim”.

Sfidanti.al