Mbyllet hetimi i FIGC, Ibra e Lukaku nën akuzë për sjellje antisportive

Mbyllen hetimet e prokurorisë së Federatës Italiane të Futbollit për sherrin mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukakut në derbin e Madonninës së Kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit. Akuza në drejtim të dy sulmuesve është për sjellje antisportive e shoqëruar me përgjegjësinë e të dy klubeve.

Përpara se të gjykohen, të dy futbollistët kanë mundësinë që të arrijnë  një pakt për reduktimin e dënimit sic parashikohet edhe nga Kodi i Drejtësisë Sportive. E gjithë kjo histori ndodhi në fundin e pjesës së parë të asaj ndeshjeje të luajtur në 26 janar. Ibra ndeshet me shikimin e Lukakut, buzëqesh në mënyrë provokuese dhe i drejtohet belgut duke i thënë: ‘Telefonoji nënës tënde, shko e bëj ritet e tua të shëmtuara voodoo, gomar i vogël’

Referimi voodoo duhet shpjeguar. Në Angli, bëri shumë zhurmë momenti kur Lukaku refuzoi të rinovojë kontratën me Everton pavarësisht superofertës së bërë nga drejtuesit e klubit në atë kohë, sepse teksa ishte shumë pranë firmës së kontratës ai u këshillua nga nëna e tij Adolphine se nga një rit voodoo kishte marrë sugjerimin se i biri do të nënshkruante me Chelsean dhe e gjithë kjo ndodhi në 2017.Lukaku u largua nga Everton po shkoi te Manchester United ku si shok skuadre kishte Ibrahimovc. Romelu e kuptoi se cilit moment i referohej Ibra dhe iu përgjigj: ‘Do që të flasësh për nënën time? Pse?’ . Dhe pastaj shtoi ‘Shko në djall ti e nëna jote. Flasim për nënën tënde, është një k….’

E gjithë kjo ndodhi para syve e veshëve të arbitrit Valeri që i ndëshkoi të dy me karton të verdhë. ‘Pse flet vetëm me mua? Shko e fol me të-I tha Lukaku arbitrit, ndërsa Ibra vazhdonte te buzëqeshte: ‘Të pres më vonë’

Dhe casti më vonë erdhi sepse sapo mbaroi pjesa e parë, Lukaku shkoi të kërkojë Ibran fizikisht, por anëtari i stafit të Interi Tagliacarne dhe Lele Oriali e disa lojtarë të Interit edhe pse me shumë vështirësi, e ndalën.

Sfidanti.al