Kur ishin bashkë tek Barcelona, ishin padyshim “çifti i lumtur”. Lionel Mesi e Luis Suarez krijuan një dyshe të tmerrshme në “Kamp Nou”, dhe konflikti u bë po ashtu i tmerrshëm kur ata u detyruan të ndaheshin sepse kështu gjykoi trajneri Ronaldo Kuman dhe (besohet) edhe ish-presidenti Zhozep Bartomeu. Gjithsesi, edhe pse tashmë të distancuar, Mesi e Suarez mbeten shokë në renditjen e shënuesve më të mirë të La Ligës. Argjentinasi i Barcelonës kryeson renditjen me 19 gola, ndërsa uruguajani arriti në 18 pasi shënoi me penallti për Atletikon në fitoren tepër të vështirë, e po ashtu tepër të vlefshme ndaj Bilbaos në “Uanda Metropolitano”. Kjo do të thotë se Atleti ka 62 pikë ndaj 56 të Barcelonës në vend të dytë, dhe Realit që ka 54 në vend të tretë. Në të dyja renditjet, kryesojnë të besuarit e Simeones, ndërsa i ndjek pas hija katalanase, Mesi dhe Barcelona.
Sfidanti.al