Duket lëvizje e dëshpëruar, Reali kthehet sërish tek Levandovski!

Ëndrra është e vjetër, por kohët e fundit u duk e shuar. Reali nuk besohej se mendontë edhe më tej për Robert Levandovskin, ndërsa vetë sulmuesi ngjante me mendje të mbledhur për të thyer rekordet gjermane tek Bajerni. Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Spanja, nuk qenka plotësisht kështu dhe klubi “mbretëror” do të bëjë një sulm të fundit për ta marrë polakun në janar. Kjo, pasi Levandovski po e tregon veten me 18 gola deri tani këtë sezon, në vetëm 13 ndeshje me një mesatare më të mirë se cilido lojtar tjetër në Europë.

Kartoni i Levandovskit besohet se mund të kushtojë deri në 75-80 milionë euro, jo pak për një futbollist 31-vjeçar, por Reali sipas gazetave është gati që të paguajë. Zidanit i duhen golat e sulmuesit, ndërsa Madidi po vuan për të shënuar, dhe Hazar apo Joviç janë në krizë. Gjithsesi, duket se do të jetë e vështirë të arrihet marrëveshje me Bajernin, i cili e ka polakun si lojtarin kryesor, për më tepër duke pasur një kontratë deri në vitin 2023.

Sfidanti.al