Absurditet në Athinë; tifozë me hunj pushtojnë fushën në Olimpiakos-Bajern

Skena të shëmtuara, në kufijtë e së frikshmes u panë në ndeshjen e Youth League mes skuadrave të 19 vjecarëve të Olimpiakosit dhe Bajernit të Mynihut. Disa tifozë ultras grekë hynë në fushën e lojës, pak minuta nga fundi I sfidës kur gjermanët kryesonin 4-0 të pajisur me hunj dhe tymosëse që I lëshuan në sektorin e tifozëve të skuadrës mike. Synimi ishte që ata të vidhnin flamujt e tifozëve bavarezë.

Nga incidentet e shëmtuara rezulton se 5 gjermanë u transportuan në spital dhe kishte nga ata që ishin të gjakosur në kokë.

‘Ishte e tmerrshme, dukej sikur ishte luftë-thanë disa futbollistë në përfundim të ndeshjes-për fat të mirë nuk pati dëme të pariparueshme’.

Disa prej futbollistëve, të trembur dhe kjo është mëse e kuptueshme, filluan të qanin në fushën e lojës dhe arbitri e pezulloi ndeshjen për rreth 25 minuta. Në shenjë proteste, Olimpiakos dhe Bajerni u vunë në qendër të fushës dhe e mbyllën ndeshjen teksa zhvilluan pasime me lojtarët të vendosur në formë rrethi me të dyja skuadrat të bashkuara

‘Më vjen keq, ky nuk është Olimpiakosi im-tha Dimitris Mavrogenidis, trajneri I skuadrës  greke-futbollistët e mi u sollën shumë mirë, por ishte momenti më I shëmtuar që kam parë ndonjëherë si trajner’

Klubi nga Athina kërkoi ndjesë edhe me një komunikatë zyrtare, ndërsa UEFA bëri të ditur se pret raporin e arbitrave përpara se të marrë një vendim nëse dhe si do të sanksioniojë Olimpiakosin. Theksojmë se cdo masë ndëshkuese që do të marrë UEFA në këtë rast do të prekë vetëm ekipin U19 të Olimpiakosit dhe jo skuadrën e parë, por skenat që u panë në sfidën e së martës në Athinë janë të papranueshme në cfarëdo lloj niveli.

Sfidanti.al