Ylli i Dallasit nuk u kursye për vendin e tij, as gjatë ndeshjeve kualifikuese, dhe as tani gjatë fazës finale olimpike. Luka Donçiç, ndryshe nga Nikola Jokiç, iu përgjigj kombëtares sapo e thirri në detyrë, dhe klasi i tij ka ndryshuar parashikimet për turneun e basketbollit në Lojrat Olimpike. Donçiç shënoi 48 pikë në fitoren 118-100 që Sllovenia arriti ndaj Argjentinës në ndeshjen e parë në grup, dhe menjëherë pati vlerësime se skuadra e vendit të vogël mund të cilësohet favorite për medaljen e artë. Kurrë më parë nuk ka ndodhur që një vend kaq i vogël të ishte favorit për të artën në basketbollin e meshkujve, ndoshta vetëm BRSS e Jugosllavia ishin më lart se SHBA në 1988, por ishte ende koha kur yjet e NBA-së nuk merrnin pjesë nëpër Olimpiada. Të shikojmë nëse klasi i Donçiçit do të mjaftojë deri në fund, ndërsa ai mbeti 7 pikë larg rekordit olimpik të pikëve në një ndeshje, mbajtur nga legjenda braziliane, Oskar Shmidt në 1988 në Seul me 55 pikë.
Sfidanti.al