Not, SHBA fiton stafetën olimpike edhe pa Majkëll Felpsin!

Majkëll Felps nuk është më në ujë, por stafeta sërish fitoi. Skuadra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dha një provë tjetër dominimi olimpik, duke triumfuar në garën 4×100 metra stil i lirë. Edhe pse rekordi botëror i vendosur 13 vjet më parë në Pekin nuk u shemb, sërish stafeta dha një kohë të shkëlqyer. Kaleb Dresel, Blejk Pieroni, Boui Beker dhe Zak Ejpëll takuan kronometrin në 3’08”97. Në vendin e dytë Italia që fitoi gjysmëfinalen, por mbeti më shumë se 1 sekondë prapa, edhe pse vendosi rekordin e ri kombëtar, ndërsa medaljen e bronzit e mori Australia.

Sfidanti.al