Amerikania Keti Ledeki humbi në finalen e 400 metrave stil i lirë për femra, ndonëse ishte favorite. Medalja e artë shkoi për notaren e Australisë, Ariarn Titmës, që përballoi fillimin e vrullshëm të rivales për të sulmuar në 200 metrat e dyta. Ajo u shkëput gjatë 100 metrave të fundit duke fituar me kohën 3’56”69, vetëm 33 të qindat larg rekordit botëror që mbahet nga Ledeki. Në vendin e tretë, kinezja Li Bin Xhi, që vendosi rekordin e ri aziatik.
Sfidanti.al