Adam Piti e mbrojti titullin olimpik në 100 metra bretkosë, madje nuk e pati aq shumë të vështirë. Notari britanik u konfirmua si më i miri në disiplinën e tij duke lënë pas në finale holandezin Kaminga dhe italianin Martinegi. Ai dha kohën 57”37, duke pasur diferencë me rivalë. Koha e tij fituese është 20 të qindat larg rekordit olimpik dhe 59 të qindat larg rekordit botëror. “Kjo fitore mbyll një kapitull në karrierën time”, – tha i lehtësuar notari britanik.
Sfidanti.al