Një nga garat më të forta deri tani në Tokio 2020 ndodhi në pishinë, dhe ishte në disiplinat e notit. Në 100 metra delfin për femra, konkurrimi ishte i jashtëzakonshëm dhe në fund fitoi kandezja Megi Mekneil me kohën 55”59, vetëm 11 të qindat larg rekordit botëror. Një garë thuajse e barabartë, me kinezen Çan Jufei që mori medaljen e argjendit me 5 të qindat më shumë, ndërsa australiania Ema Mekkiën. Deri në fund nuk u kuptua se kush mund të fitonte, madje për medaljen e atrë luftoi edhe një notare amerikane në vendin e pestë, por Mekneil bëri një mbyllje të jashtëakonshme në 20 metrat e fundit duke e prekur murin e pishinës përpara rivaleve të saj.
Sfidanti.al