Një El Sajed nga Egjipti imiton Kristiano Ronaldon pas fitores në Tokio

Në fundin e vjeshtës së kaluar, një veprim të tillë e bëri sulmuesi shqiptar i Ferencvaroshit, Myrto Uzuni, pasi shënoi gol pikërisht ndaj Juventusit të CR7-ës në Champions. Një festim sipas stilit të Kristianos e bëri edhe shpatari egjiptian Mohamed Elsajed pasi fitoi ndaj favoritit për të artën olimpike në Tokio. Ky skermist, mbiemri të të cilit na kujton emrin e ish-presidentit të ndjerë të Tiranës El Sajed, triumfoi në raundin e parë ndaj tri herë kampionit të botës, Janik Borel, duke shkaktuar një të papritur të madhe. Menjëherë pas kësaj, 18-vjeçari kërceu dhe bëri festimin e Ronaldos!

Sfidanti.al