Ato janë Liza Rizih (32 vjeç), Marie Pietrushka (26) dhe Aleksandra Ndolo (34). Të treja vajzat janë kampione të sporteve të ndryshme në Gjermani dhe vendosën të pozonin për revistën e njohur “Plej Boj” (Play Boy). Natyrisht, fotot ishin erotike siç është edhe vetë tema e revistës, ndërsa dy nga vajzat janë pjesëmarrëse në Lojrat Olimpike. Liza Rizih është atlete e kërcimit së larti dhe është kampione në fuqi e Gjermanisë në salla të mbyllura. Marie Pietrushka është notare e stilit të lirë, dhe thotë se “shpresoj që ekipi olimpik të dalë më mirë sesa kombëtarja e futbollit në Kampionatin Europian”. Aleksandra Ndolo është skermiste (shpatare), por ajo nuk mundi të kualifikohej për në Olimpiadë. Vajzës 34-vjeçare nuk imbetet veçse të brohorasë për shoqet e saj në Tokio.
Sfidanti.al