Çfarë starti në triatlonin olimpik! Ç’donte varka përpara atletëve?!

Komentatorët e cilësuan një nisje të jashtëzakonshme dhe të gabuar, ndërsa një llogaritje ishte bërë krejtësisht keq. i tillë starti i garës së triatlonit (not, çiklizëm, vrapim) në Lojrat Olimpike sepse një varkë u ndodh pranë pedanës ku sportistët do të bënin hedhjen në ujë. Varka ishte shumë pranë dhe kjo bëri që gati gjysma e konkurruesve të mos kërcente në ujërat e Gjirit të Tokios, por të mbetej në pritje dhe krejtësisht të habitur. Siç u mësua më vonë, varka me motor kishte në bord një telekamerë, e cila duhej për transmetimin televizim. Natyrisht, motovarka më pas u largua, ndërsa erdhën kërkesat për falje nga organizatorët, e gara nisi për së dyti.

Sfidanti.al