Një miqësore, por Xherrardi tregoi se ç’brumë trajneri ka kur mundi Realin!

Është një ndeshje vere, dhe dikush mund të thotë se fitore të tilla nuk kanë asnjë lloj vlere konkurruese. Padyshim që po, por jo kur është Gllazgou Rejnxhërsi që mund Realin e Madridit dhe kur në stol është një si Stiven Xherrard. Ish-kapiteni i Liverpulit e udhëhoqi ekipin skocez drejt titullit të parë pas 10 vjetësh në Premier Ligën e Skocisë, po ashtu deri në çerekfinale të Ligës së Europës. Rodrigo shënoi në 8’ për Realin, por skocezët shënuan dy herë pas pushimit me anë të Sakalasë dhe Sedrik Itenit.

Xherrardi mund të jetë optimist për këtë sezon në Champions, sidomos sepse suksesi në kontinent vjet ka qenë shumë domethënës. “Policët” e Gllazgout janë të dëmtuar nga kampionati i tyre. Nëse Rejnxhërsi ka një mesatare rroge për lojtar rreth 700 000 paundë stërlina në vit (mbi 800 000 euro), 7 nga klubet në Premier Ligën skoceze paguajnë më pak sesa shumë ekipe të kategorisë së pestë në Angli. Me një konkurrencë të tillë, a mund të krijosh një ekip për sukses europian? Xherrardi po e bën!

Sfidanti.al