Man. Junajtid, 45 milionë euro janë biznes për Varanin!

Nuk mjaftoi Xhejdën Sanço për të cilin u paguan 85 milionë euro, e ndoshta do të paguhen edhe 10 milionë të tjera. Ole Gunar Solskjer kishte edhe një problem për të zgjidhur tek Mançester Junajtidit dhe ky ishte ai i qendrës së mbrojtjes. Duhej një partner klasi për Harri Megajerin, që u mor për 80 milionë paundë stërlina nja dy vjet më parë. Rafael Varan është partneri i duhur, ndërsa në moshën 28-vjeçare ka qenë i shkëlqyer për Realin e Madridit dhe ka famën se nuk ka humbur asnjë finale në “Bernabeu”, në Spanjë apo në Europë. Shifra që pritet të paguhet për kartonin e tij, 45 milionë euro, është mjaft e mirë, ndërsa Reali ka nevojë për ato para sepse synon Kilian Mbapenë. Tashmë, Solskjeri ka në krah të mbrojtjes, Ljuk Shoun dhe në qendër Megajer-Varanin, ndërsa në mesfushë pritet të largohet Pogba, edhe pse nuk është e sigurt. Junajtid dëshiron një tjetër mbrojtës dhe ky mund të jetë Zhyl Kunde i Seviljes.

Sfidanti.al