Si mundet që Kosova të fitojë dy të arta olimpike? Pyesni Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin!

Flamuri u ngrit përsëri, dhe u këndua himni. Një tjetër sportiste e Kosovës, Nora Gjakova, fitoi medaljen e artë në Lojrat Olimpike, diçka që kënaq gjithë shqiptarët. Në moshën 28-vjeçare ajo iu bashkua shoqeve të saj si Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi, duke u bërë kampione olimpike. Ndërsa flamuri u ngrit në sallën olimpike në Tokio, mbi atë francez, japonez e kanadez, shqiptarëve iu duket se bashkë me ngjyrat e vërteta, janë edhe ato kuqezi. Jo më kot, Gjakova është shqiptare e Kosovës.

Ajo fitoi finalen në peshën deri 57 kg ndaj francezes Sara Leonim Sisik, madje e pati tepër të vështirë, por ia doli. Sisik bëri një gabim teknik, lojë të rrezikshme e për këtë u skualifikua, duke ia hapur rrugën 28-vjeçares drejt të artës. Më herët, ajo mundi holandezen Verhagen, sllovenen Kajzer, e në gjysmëfinale japonezen Joshida.

Suksesi i saj i dha një rast Kosovës për të gëzuar, ndërsa vendi është në ditë zie pas aksidentit të ndodhur në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona e u plagosën 44 të tjerë. Presidentja, Vjosa Osmani, që u detyrua ta braktiste vizitën në Japoni bashkë me Olimpiadën, për të qenë në Prishtinë, reagoi në Tuiter, duke theksuar se “në këtë ditë zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës”. Kjo ishte medalja e dytë e artë e Kosovës në Tokio 2020, pas asaj të fituar nga Distria Krasniqi në peshën deri 48 kg dy ditë më parë. Kosova ka lënë pas, deri tani, vende të mëdha të sportit si Rusinë, Italinë, Francën, Kanadanë, Brazilin apo Gjermaninë.

Sfidanti.al