Edhe skuadra më e fundit në Angli përfiton më shumë para sesa elita italiane dhe këtë e thonë statistikat e të ardhurave nga e drejta televizive. Zikaltërit e Interit morën vjet 84.2 milionë euro nga kjo e drejtë, ndjekur nga Juventusi me 77.9 dhe Milani me 77.8. Në tërësi, sezonin e kaluar Seria A mori 939 milionë euro nga të drejtat televizive, që do të thotë 184 milionë më pak sesa në 2020-2021. Padyshim që këtu ndikoi edhe pandemia. Premier Liga, ndërkaq, merr 3.5 miliardë në sezon, siç ndodhi në 2021-2022 duke lënë pas La Ligën dhe Bundesligën të mbledhura së bashku. Diferenca e Serisë A me Premier Ligën dallohet fare qartë kur edhe Noruiçi që ra nga kategoria sezonin e kaluar, fitoi 116 milionë euro! Gjithsesi, duhet thënë se në Angli diferenca e ekipeve të mëdhenj me ata të vegjël nuk është aq e madhe sa në Itali apo Spanjë.
Sfidanti.al