Jo shumë javë më parë ishte numri 1 i botës, ndërsa është numri 2 për Grand Slemet e fituara. Novak Gjokoviç është një nga emrat më të mëdhenj të historisë së tenisit, por pandemia e koronavirusit dhe besimi i tij absolut se nuk duhet të vaksinohet po i prish punë. Pasi humbi Australian Openin, tenisti serb do të humbasë edhe US Openin, pasi është ende i pavaksinuar dhe autoritetet amerikane nuk i kanë ndryshuar rregullat. “Nuk do të jem në US Open, – lajmëroi Nole, – do të përgatitem e do të shihemi shpejt. Iu uroj sukses lojtarëve të tjerë”. Xhon Mekinro, legjenda e tenisit amerikan, e kritikoi sjelljen e autoriteteve. “Është qesharake, – tha ai, – kanë kaluar 2 vjet e gjysmë dhe njerëzit e njohin shumë mirë Kovidin. Nuk ka kuptim që Gjokoviç të mos konkurrojë vetëm sepse nuk është i vaksinuar”.
Sfidanti.al