Kështu thoshte disa ditë më parë Ernest Gjoka, njeriu që doli kampion dhe u paraqit mjaft mirë në kontinent me Kukësin, fitoi Kupën me Flamurtarin dhe po ashtu fitoi titullin në Maqedoninë e Veriut me Shkëndinë e Tetovës. Ai iu përgjigj një pyetjeje që iu bë për suksesin e Ballkanit të Ilir Dajës në Europë. “Epo, ne trajnerët shqiptarë na vlerësojnë në vendet e tjera, por jo në Shqipëri”, – tha Gjoka. Këto fjalë më kujtohen ndërsa Ballkani i trajnerit Ilir Daja arriti kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Është ekipi i parë nga Kosova që ia del, një sukses vërtet i madh, ndërsa u eliminuan radhazi Fiorita e Maltës (10-0), Klaksviku (4-4, 4-3 me penallti) dhe FC Shkupi (3-1), ndërsa në raundin e parë në Champions u eliminua nga Zhalgirisi i Lituanisë që arriti deri në plej of.
Sfidanti.al