Mediat në Itali shkruanin pikërisht se klubi nga Firence po priste kualifikimin në Europë për të menduar më pas për mesfushorin shqiptar. Kalimi në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës u arrit dhe Fiorentina tani do të ketë më shumë të ardhura financiare, por edhe një sezon më të ngarkuar, ndaj edhe i duhen përforcime. Sipas mediave, ekipi ka nevojë për një mesfushor ofensiv dhe “identikiti” më i mirë është ai i Nedim Bajramit. Fiorentina ka kohë që e kërkon mesfushorin kuqezi dhe ka biseduar javën e kaluar me Empolin. Ndoshta mund të arrijnë një marrëveshje.
Sfidanti.al