Barcelona është një klub i madh që shpesh herë ia del të “zbusë” lojtarët e vështirë. Shembulli më i qartë është ai i Luis Suarezit, pasi uruguajani nuk ka kafshuar askënd që kur ka veshur fanelën “blaugrana”. Duket, veçse, një dështim menaxhimi i rastit “Dembele”. Sulmuesi francez, i kritikuar shumë për sjelljen dhe i lavdëruar për golat, bëri një tjetër “proçkë”, duke shkuar me dy orë vonesë në stërvitje.
Seanca ishte parashikuar në orën 11:00, por 21-vjeçarit nuk i doli gjumi në kohë, dhe mbërriti në kompleks vetëm në orën 13:00. Dembele u stërvit vetëm, dhe pritet të marrë gjobë, por trajneri Valverde duket se e ka ndarë mendjen ta pranojë futbollistin ashtu siç është, duke bërë shaka e duke i tërhequr veshin, si dhe duke porositur më të mëdhenjtë që ta sjellin në “brazdë”. Për momentin, Dembele kështu e pëlqen jetën, edhe pse kaosi duket rregulli i tij më i përsosur. As goli i madh në derbi ndaj Espanjolit nuk e bëri që t’i dilte gjumi në mëngjes.
Sfidanti.al