Në “diell e në shi”, në mes të telasheve e të stuhive, Zhoze Murinjo ka një të mirë të madhe, që nuk e humb sensin e humorit dhe të vetëbesimit. Trajneri portugez gjeti rastin të ngacmonte Juventusin, por edhe të tregonte një histori me presidentin e tij, Andrea Anjelin, ndonëse Mançester Junajtidi i tij nuk është aspak në kohë të lumtura.
“Mendoj se këtë vit, synimi kryesor i Juventusit është të fitojë tripletën, të fitojë Championsin, pasi zakonisht fiton në shtëpi, – tha ai, – por, le të mos harrojmë se tripleta e vetme në Itali është ajo e jona, e imja me Interin (në vitin 2010). Gjithsesi, Juvja ka skuadër shumë të fortë dhe është shumë pranë.
Zhoze vazhdoi duke treguar historinë me presidentin juventin. “I thashë Anjelit se kur të largohem unë, Juventusi do të fitojë 8 tituj radhazi, – u shpreh ai, – deri tani ka fituar 7 dhe është pranë të 8-it. Anjeli m’u përgjigj se donte 10 kampionate radhazi”.
Sfidanti.al