Santiago Solari po e tregon veten mirë mbas uljes në stolin e drejtimit të Realit, duke shënuar shtatë fitore dhe një humbje. Tani, sipas informacioneve më të fundit që vijnë nga Spanja, Solari ka vendosur që të gjejë zëvendësues për “veteranët” Ramos, Modriç, Kros, Benzema… Sidoqoftë, zëvendësuesit Solari po i kërkon në klubin e vet.
Dihet tanimë se para se të merrte timonin e ekipit të të rriturve të Realit, Solari ka drejtuar ekipin e të rinjve të këtij klubi, kështu që ai e njeh mirë kapacitetin e të rinjve që ka në dispozicion ky klub madridas.
Media spanjolle shkruan se shumë shpejt shansin që të luajnë me ekipin e parë do ta kenë Havi Sançez (stoper), Fran Garsia (mbrojtës), Kristo Gonzales Perez (sulmues) dhe Fidalgo (mesfushor).
Sido që të jetë, është mjaft interesante të shohësh sesi do të duket në fushë një Real “i rinuar”.
Sfidanti.al