Krishtlindjet janë në 25 të këtij muaji, por tek Bajerni kanë matematikë tjetër. Atje, data 25 dhjetor, i bie 8-ta, ndaj edhe yjet e skuadrës nxituan të shkojnë në mbrëmjen speciale, dhe të pozonin përpara pemës së Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri. Që nga Hames Rodrigez, e deri tek bavarezi “dok”, Tomas Myler, të gjithë ishin të qeshur, edhe pse diferenca me Dortmundin e vendit të parë në Bundesligë është jo pak, por 9 pikë.
Veshjet nuk i ngjanin njëra-tjetrës, me xhaketën dhe pantallonat e veçanta të Hamesit, kompletin aspak tepër serioz të Boaengut, xhupin e madh të Nojerit apo xhakoventën “e sajuar” të Riberisë. Arjen Roben i ngjau pak kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pasi bashkë me kostumin elegant dhe me papijonin, kishte veshur atlete.
Sfidanti.al