Një situatë interesante u krijua në sallën e konferencës së shtypit mbas ndeshjes Mançester Junajtid-Fullhem (4-1). Zhoze Murinjo erdhi në këtë sallë me plot humor e fytyrëqeshur dhe aesyeja dihej, pasi ekipi i tij luajti mirë dhe arriti një fitore bindëse. Sidoqoftë, ai shfrytëzoi një moment dhe nuk dihet, nëse dha ndonjë mesazh misterioz para gazetarëve apo bëri një shaka të kripur, sikurse ka bërë edhe herë të tjera.
Murinjo u ul në tavolinë dhe, kur vuri re se atje nuk kishin vënë shishe me ujë, tha, duke qeshur: “Nuk paska ujë? Mos vallë po kursejnë paratë për në janar?”
Dikush e kuptoi atë që tha Murinjo si një paralajmërim se gjatë sezonit të ardhshëm dimëror (janar) Junajtidi do të marrë përforcime të reja, kurse dikush tjetër e kuptoi si një shaka të kripur në kurriz të kryesisë së klubit të tij që tregohet shumë dorështrënuar dhe nuk i solli atij gjatë verës asnjë nga përforcimet që ai donte.
Sfidanti.al