Valverde dëgjo Mesin: Djaloshi do të luajë, ai është i nevojshëm!

Leo Mesi ishte shoumeni kryesor në ndeshjen e fundit që Barcelona e fitoi 4-0 kundër Espanjolit dhe në të cilën ai shënoi dy gola mjeshtërorë nga goditjet e lira, por, megjithatë, kjo ndeshje kishte edhe një “pikë” tjetër të shndritshme, futbollistin francez, Usman Dembele, që gjithashtu tregoi një performancë të shkëlqyer, duke shënuar një gol fantastik, duke dhënë një asistencë goli dhe duke marrë fjalë lavdëruese nga Leo Mesi.
“Djaloshi ka dëshirë të luajë, ai është me të vërtetë i mirë, shënoi gol dhe ishte i rëndësishëm për neve. Ekipi ka nevojë për të”, i tha Mesi gazetës spanjolle “Marka”
Deri para ca kohësh Dembele kishte probleme me sjelljen e tij te Barcelona, saqë trajneri i Barcelonës, Ernesto Valvedrde, e linte në stol këtë futbollist të talentuar, por në ndeshjen e fundit ai e tregoi veten se sa vlen.
Sfidanti.al