Mesi shënon më shumë gola nga goditjet e lira sesa Juve, Reali, Bajerni…!

Bota normale e futbollit akoma habitet sesi ka mundësi që Lionel Mesi në garën për “Topin e artë” ka zënë vendin e 5-të! Që ky vend nuk është për të, Mesi e tregoi edhe një herë tjetër në ndeshjen e fundit derbi që Barcelona e fitoi 4-0 kundër Espanjolit në stadiumin e kësaj të fundit dhe në të cilën Leo shënoi dy gola të shkëlqyer në min. 17-të dhe 66-të, të dy nga goditjet e lira, duke i hapur rrugën fitores bindëse të Barcelonës.
Statistikat, me këtë rast, nxjerrin një të dhënë mjaft interesante, por edhe shumë të habitshme. Vetëm Leo Mesi gjatë katër viteve të fundit ka shënuar 19 gola nga goditjet e lira, ndërkohë që i gjithë ekipi i Juventusit gjatë së njëjtës periudhë kohore ka shënuar gjithsej 18 gola nga goditjet e lira, Lioni, Reali i Madridit e Roma – nga 14, Bajerni i Mynihut – 13, Sampdoria, Monako e PSZH-ja – nga 12, Çelsi, Liverpuli e Milani – nga 11…
Sfidanti.al