Duke qenë se zhvilimi i futbollit midis të rinjve le shumë për të dëshiruar në Poloni, federata e futbollit të këtij vendi ka marrë së fundmi një vendim, sipas të cilit, çdo ekip duhet të ketë në fushë gjatë të gjithë kohës së ndeshjes një të ri deri në 21 vjeç, duke filluar nga sezoni 2019-2020.
Shpresohet që kjo risi ta rrisë cilësinë e futbollit polak në të ardhmen, sidomos në ekipin përfaqësues. Rregulli i ri ka edhe dy kushte: futbollisti i ri duhet të ketë shtetësi polake dhe duhet të ketë kaluar në të gjithë ekipet e moshave të klubit përkatës.
Por, edhe këtu nuk është fundi. Nëse ky futbollist i ri do të dëmtohet dhe në stolin e rezervave nuk do të ndodhet opsioni tjetër po të ri, atëherë ekipi përkatës do të jetë i detyruar ta vazhdojë ndeshjen me një lojtar mangët!
Sfidanti.al