Pas 3 vitesh, River plejti triumfoi nsërish në Kupën Liobertadores duke e fiotuar trofeun e kompeticionit më të rëndësisghëm të Amerikës Latine për klube pasi mundi në finale rivalët e përjetshëm të Boka Xhuniors me rezultatin 3-1. në rrugët e Madridit dhe të Buenos Airesit shpërtheu festa e tifozëve të skuadrës bardhekuq. ndërsa në kryeqytetin spanjoll, tifozët u mblodhën në Puerto del Sol, në Buenos Aires ishin dhjetëra mijë persona që rrethuan Obeliskun në sheshin ku zakonisht festohen triumfet e River Plejtit.
Prej orësh festimet po zhvilloheshin në mënyrë shembullore, por erdhi një moment kur disa tifozë që e tejkaluan limitin e euforisë dhe filluan të sulmonin policinë me shishe. Reagimi nga forcat e rendit ishte i menjëhershëm pasi ata filluan të hedhin gaz lotsjellës e plumba gome, ndërkohë që u përdorën edhe autobotet me ujë për të larguar tifozët nga Obelisku.
sfidanti.al