Danilo: Guardiola edhe gruan e trajton si lojtar futbolli

Brazilian pati fjalë të ashpra kritike për trajnerin e Mançester Sitit, me të cilin punoi për dy sezone, në 2017-2019. Gjithsesi, ai e humbi rëndësinë dhe luajti pak në edicionin e fundit ndaj edhe u largua për tek Juventusi, në shkëmbim me Kanselon. Duke kujtuar periudhën në “Etihad”, Danilo thotë se ishte e vështirë të kishe raport të mirë me Pep Guardiolën. “Ai nuk ishte asnjëherë i qetë, – theksoi futbollisti, – ai gjatë gjithë kohës mendon për futbollin. Mendoj se edhe kur është në shtëpinë e tij në mbrëmje, ai e vendos gruan në krevat sikur të ishte një lojtar në fushën e lojës”. Guardiola ka arritur suksese të mëdha si trajner në karrirë, ndërsa Danilo është sot gjithashtu i suksesshëm në Itali me Juventusin.

Sfidanti.al