Hyri në lojë në minutën e 57-të dhe e kuptoi se trajneri i tij nuk ishte në gabim. Kristiano Ronaldo luajti fundjavën e kaluar në Premier Ligë dhe po ashtu në mesjavë në Champions, në një ndeshje tepër të vështirë ndaj Vijarrealit, ndaj edhe konsumimi fizik për të ishte i madh. Ole Gunar Solskjeri zgjodhi ta linte fillimisht në stol për ta aktivizuar në ndeshje e sipër, dhe kështu bëri, veçse basti i doli i humbur. Mançester Junajtidi hodhi një hap fals në kampionat duke barazuar 1-1 ndaj Evertonit në “Old Traford”, rezultat që mund t’i prishë punë në garën për titull.
Antoni Marsial kaloi vendasit në epërsi në 43’, por Andi Taunsend barazoi në 65’. Solskjer la në stol edhe Pogbanë, ndërsa për Ronaldon ka kritika se nuk po vrapon sa duhet. Gjithsesi, portugezi doli nga fusha në fund të ndeshjes me pamje të tërbuar nga barazimi, ndërsa besohet se nuk është i kënaqur me paraqitjen e ekipit dhe me faktin që nuk luajti gjatë gjithë kohës. Junajtidi ka tani 14 pikë në 7 ndeshje, ndaj 14 të Liverpulit në 6, që luan nesër ndaj Mançester Sitit, ndërsa Evertoni po tregohet i fortë me trajnerin Rafa Benitez duke pasur 14 pikë gjithashtu.
Sfidanti.al