Dy rezultate të njëjtë, edhe pse të arritur në fusha të kundërta. Përfundoi 2-1 përballja Dortmund-Augsburg dhe 1-2 ishte ajo Herta e Berlinit-Frajburg, me të dyja skuadrat që arritën në 15 pikë në renditjen e Bundesligë duke qenë fare pranë Bajernit (16) që luan nesër. Rafael Gerrero me penallti dhe Julian Brant ishin autorët e golave për verdhekuqtë në “Signal Iduna Park”, ndërsa Augsburgut nuk i bëri punë goli i shqiptarit të Zvicrës, Andi Zeqiri që barazoi përkohësisht 1-1 në 35’. Dortmundi nuk e pati sërish Erling Halandin, ndërsa Marko Rojs u kthye në formacion. Frajburgu ia doli në kryeqytet me rrjetat e Filil Linartit dhe Nils Petersenit, ndërsa ish-sulmuesi i Milanit, Kristof Piontek barazoi për Hertën në 70’.
Sfidanti.al