Presidenti deklaroi se trajneri holandez do të mbetet në drejtimin e Barcelonës edhe nëse humbet ndeshjen e sotme në La Liga ndaj Atletikos në Madrid. Tekniku i katalanasve është në pozitë tepër të vështirë sepse skuadra po pëson disfata dhe rrezikon eleminimin nga Championsi që në fazën e grupeve, dhe ekziston frika se Ronald Kumani nuk do të ketë forcën të ndryshojë gjërat. Vetë holandezi deklaroi një ditë më parë se ekziston mundësia që ai të shkarkohet, por Laporta foli ndryshe. “Edhe nëse humbasim me Atletikon, Kuman mbetet trajner i Barcelonës, – tha ai, – ai është figurë shumë e rëndësishme e klubit dhe vendosi të vinte këtu në një moment të vështirë”. Gjithsesi, bosi i klubit flet kështu sepse nuk ka mundësi financiare për ta shkarkuar Kumanin e për të marrë një trajner tjetër. Ksavi nuk është i sigurt, Roberto Martinezi ka kontratë me Belgjikën, Marselo Gajardo mund të ikë nga River Plejti vetëm në dhjetor, ndërsa Pirlo nuk pëlqehet nga shumica e bordit katalanas.
Sfidanti.al