Ç’keni me Granit Xhakën, ” mos ju dukem gjë budalla”

Granit Xhaka ka shpërthyer kundër ish futbollistëve të Arsenalit, të cilët e ka në kritikuar lojën e tij.

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka nuk është aspak i lumtur me kritikat që po i bëhen, aq më pak me disa ish lojtarë të kësaj skuadre.

Ai tha se ata që e kritikojnë nuk dinë asgjë për të dhe e bëjnë të duket budalla.

“Njerëzit që nuk e dinë se si luaj unë më kanë sulmuar dhe me kanë bërë të dukem budalla”, tha Xhaka gjatë një interviste për 24 Heures.

“Ajo që më shqetëson mua është se, më kanë kritikuar disa ish lojtarë që nuk më njohin mua e as Arsenalin. Kritikat nuk vijnë nga klubi im”