Jo vetëm Shqipëria ka dilema për formacionin, pasi të njëjtin problem e ka edhe Kombëtarja e Italisë
Fillimisht ishte menduar se Italia kundër Shqipërisë do të luaj me formacionin 4-2-4, modul ky i preferuar nga trajneri Ventura.
Por, ndryshimet që ka bërë Gianni de Biasi, duket se kanë detyruar italianin të ndërrojë formacionin nga 4-2-4 në 4-3-3, shkruajnë mediat italiane.
Stafi teknik i Italisë po mendon të ndërrojë formacionin duke hedhur në fushë tre mesfushorë dhe tre sulmues, duke bërë që Belotti të jetë sulmuesi i vetëm, i përkrahur nga Candreva dhe Insigne.
Mesfushoa do ti besohet De Rossit, Gagliardinit dhe Verrattit, ndërsa mbrojtja do të jetë e njëjtë me Zapacostan, Bonuccin, Barzaglin dhe De Sciglion. Në portë do të jetë i përhershmi Buffon