Beniada Jakiç e ka pasion futbollin dhe klubin e Milanit, siç ka treguar ajo vetë për mediat italiane. “Një pasion i trashëguar nga ish-i dashuri im futbollist, emrin e të cilit nuk dua ta bëj publik”, theksoi 25-vjeçarja e cila aspiron të bëhet artiste e njohur.
Jam e rritur në një familje artistësh nga të cilët kam trashëguar pasionin për artin, në të gjitha aspektet dhe që më shtyu të diplomohem në Akademinë e Arteve të Riminit”, shpjegon ajo.
Për momentin, karriera e ka shtyrë drejt modelimit, por po bën kurse diksioni sepse ëndërron që t’i jepet mundësia që në të ardhmen të drejtojë një emision të sajin, duke marrë si shembull Mishel Hunziker.