Championsi i Barçës, 100 golat e Mesit, 100 ndeshjet e Pikesë

Lionel Mesi i ia mbushur 100 gola në Champions dhe pritet të hyjë në qindëshen tjetër, me gjasë që këtë ndeshje në “Olimpiko”. Përtej “shekullit” të superyllit të ekipit, Barcelona ka edhe një “centurion” tjetër gati për t’u “graduar”. Gerard Pike do të luajë sonte ndeshjen numër 100 në Champions, dhe shpreson të jetë përsëri një sukses, ashtu si takimi i parë ku ai shënoi edhe gol.

Trajneri Valverde paralajmëroi se “kam aq shumë përvojë në këtë zanat, sa ta di se nuk jemi kualifikuar ende”, veçse lajmet për formacionin janë të mira. Sergio Buskets është stërvitur normalisht dhe pritet të jetë titullar dhe në formën e duhur, në ekip do të kthehet treshja Ymtiti, Zhordi Alba e Iniesta, që bënë pushim në kampionat ndaj Leganjesit (pra, do të jenë të freskët), ndërsa Valverde mund të zgjedhë skemën që t’i duket më e përshtatshme.

Pritet një 4-4-2 (Ter Shtegen – Sergi Roberto, Pike, Ymtiti, Zhordi Alba – Andre Gomes, Rakitiç, Buskets, Iniesta – Mesi, Suarez), ose pritet që Semedo të luajë në krah dhe Sergi Roberto të dalë në mesfushë. Ter Shtegen pati disa probleme, por besohet se nuk e rrezikon formacionin.

Sfidanti.al