Çfarë e mbajti Tomas Mylerin tek Bajerni? “Vota e konfidencës” e klubit!

E thotë vetë legjenda bavareze, që njëkohësisht thirret me përkëdhelje “fshatari Myler”. Lojtari me më shumë asiste në historinë e klubit, dhe futbollisti gjerman më i dekoruar me trofe, ka pasur 3 herë mundësi për t’u larguar nga Mynihu, diçka që nuk dihej më parë, dhe që as nuk besohet nga tifozët. Gjithsesi, Tomas Myleri ka pasur mendime për të ikur që kur ishte fare i ri dhe nuk po çante dot deri në ekipin e parë të Bajernit. “U desh ndërhyrja e (ndihmëstrajnerit) Gerland që të më mbanin dhe që të qendroja, sepse mund të kisha shkuar tek Hofenhajmi”, – thotë 32-vjeçari. Myleri ka rinovuar kontratën deri në 2024, pra me një vit sipas praktikës bavareze për veteranët. Momenti i dytë kur ai mund të largohej ishte kur e kërkoi Luis Van Gali tek Man. Junajtidi në 2014. “Oferta ishte shumë e madhe, por Bajerni e refuzoi menjëherë, – kujton sulmuesi, – ishte një votëbesim shumë i rëndësishëm për mua”. Momenti i tretë kur ai mund të largohej ishte jo i preferuar nga trajneri kroat Niko Kovaç, dhe bisedoi me klubin. Gjithsesi, Kovaç u largua dhe erdhi Hansi Fliku me të cilin Tomas Myleri shkëlqeu.

Sfidanti.al