Guardiola e ka gabim, anglezët duan më shumë Sitin që të fitojë titullin

E vërteton në një masë jo edhe aq të vogël një sondazh i bërë në tabloidin “Deili Meil”. Pak ditë më parë, Pep Guardiola deklaroi se e gjithë Anglia është me Liverpulin dhe nuk dëshiron që Mançester Siti të fitojë titullin. Gjithsesi, sondazhi në “Deili Meil” nxjerr rezultat tjetër, pasi në përfundim të votimit të mbi 37 000 lexuesve, 53 për qind e tyre ishin për Sitin dhe vetëm 47 për qind për Liverpulin. Me të drejtë, Jurgen Klopi deklaroi se “as i gjithë qyteti i Liverpulit nuk është me ne”.

Sfidanti.al