Interin e mbysin borxhet edhe kur fiton, mban Lautaron, por rrezikon Bastonin!

Për tifozët është gjithnjë lajm i keq, por edhe ata e dinë se futbollistët që duan në ekip jo vetëm kushtojnë shumë, por edhe kërkojnë rroga të larta. E pra vjen një moment që nuk ia del edhe duke fituar trofe, duke qenë pranë titullit e duke u kualifikuar për në Champions. Interi i sotëm mund të shpëtojë disa lojtarë si Lautaro Martinezin, Barelën, Shkriniarin apo Damfrisin, si dhe Brozoviçin, apo mund të kërkojë Parizin e Kristjan Asllanin, por mund të mos mbajë dot Bastonin. Një nga lojtarët më të mirë të këtij sezoni me Inzagin, që do të ishte një humbje e madhe. Gjithsesi, një ofertë e rëndësishme nuk mund të refuzohet. “La Gazeta delo Sport” shkruan se zikaltërit duhet të dalin me fitim këtë sezon me 60-70 milionë euro (është detyrim) si dhe të ulin sasinë e përgjithshme të rrogave me 10-15 për qind.

Sfidanti.al