Broja i përgjigjet Lukakut, shënon golin e 9-të të sezonit në Kupën e Anglisë!

Deri tani ishte hero i Premier Ligës, ndërsa kishte realizuar dy herë edhe në Kupën e Ligës, por tashmë e shkroi emrin e tij edhe në Kupën e Anglisë. Armando Broja iu përgjigj Romelu Lukakut duke shënuar në fitoren 3-1 të Sauthemptonit ndaj Uest Hemit, në një ndeshje shumë të vështirë në “Sent Meri”, e duke arritur çerekfinalet. Sulmuesi shqiptar ndihmoi ekipin që të ngjitej po aq lart sa Mançester Siti, Liverpuli e Çelsi. Për 20-vjeçarin janë 9 gola këtë sezon në 27 ndeshje, ndërsa ka luajtur vetëm 1600 minuta, që do të thotë se ka më shumë se një gol për ndeshje. Kundër Uest Hemit, futbollisti i kombëtares e nisi ndeshjen nga stoli, dhe hyri në fushë në minutën e 46-të. Romen Perro shënoi për 1-0, Antonio barazoi për londinezët, ndërsa Xhejms Uard-Prause kaloi “Shenjtorët” me penallti në epërsi në 69’. Broja realizoi në minutën e 5-të shtesë.

Sfidanti.al