Luka Donçiç dhe Nikola Jokiç janë padyshim basketbollistët më të mirë europiane që luajnë në ligën amerikane të koshit. Ata arritën fitore në ndeshjet e fundit, madje jashtë fushë, por këtë e bënë në mënyra krejt të ndryshme. Luka Donçiç shënoi 34 pikë, kapi 11 topa në tabela, shërbeu vetëm 2 asistë (një çudi e vërtetë), vodhi dy topa e bllokoi një gjuajtje, ndonëse e humbi topin 9 herë. Dallasi fitoi në fushën e Golden Stejtit me shifrat 107-101, ndërsa përballë Donçiçit ishte Stef Kërri me 27 pikë dhe 11 asistë.
Krejt i ndryshëm basketbolli i Nikola Jokiçit edhe pse përfundimi ishte i njëjtë, fitore. Denveri ia doli në Arenën e Portlendit me rezultatin e thellë 124-92 (+32 pikë), dhe Jokiç pati vetëm 8 pikë (!!!), duke provuar shumë pak gjuajtje (3 realizime nga 5 nga fusha e lojës, dhe 2 gjuajtje të lira nga 2. Gjithsesi, lojtari qendër serb pati 18 topa në tabela dhe 11 asistë duke dominuar me lojën e tij. Kjo ndihmoi që Denveri të ishte superior ndaj Portlendit në tabela dhe në asiste.
Sfidanti.al