Flasim për lojtarë shumë të mirë dhe që janë katër. Klubi katalanas ka plane të mëdha për verën dhe në “Kamp Nou” mund të mbërrijnë emra të tillë si Mazraui i Ajaksit, Kristensen i Çelsit, Azpilikueta po i Çelsit dhe Gaja i Valencias. Këtyre futbollistëve u përfundon kontrata shpejt dhe katalanasit janë në bisedime me agjentët e tyre. Për Kristensenin ka më shumë besim, nërsa shpresohet që Gaja të mos rinovojë kontratën që e ka deri në 2023. Për këtë të fundit, Barça mund të jetë e detyruar që të paguajë diçka. Nusair Mazraui, 24 vjeç, është në “pole position” sepse po shkëlqen tek Ajaksi, është i ri dhe ka përvojë, ndërsa kontrata i mbaron në verë.
Sfidanti.al