Brazili e arriti Botërorin, por gjyqtari u tregua frikacak me Nejmarin

Si mundet të mos përjashtohet me karton të kuq një lojtar që i shkon arbitrit përballë hundë më hundë. Nejmar u soll me gjyqtarin e ndeshjes ndaj Kolumbisë në eleminatoret e Kupës së Botës, sikur po sillej me një lojtar kundërshtar, në një “luftë demash”. Kjo në mesin e pjesës së dytë kur rezultati ishte ende 0-0 dhe Brazili po vuante për të thyer kolumbianët. Arbitri nuk e përjashtoi sulmuesin dhe Lukas Paketa shënoi golin e vetëm në 72’ duke bërë që brazilianët të jenë skuadra e parë e Amerikës së Jugut që shkon në finalet e Kupës së Botës në Katar. Brazili ka 34 pikë në 12 ndeshje shumë larg rivalëve, ndonëse nga Amerika Latine në Katar shkojnë direkt 4 ekipe dhe i pesti shkon me plej of.

Sfidanti.al