Çfarë talljeje për Junajtidin, Guardiola bëri vetëm 10’ taktikë për derbin

Kështu thotë Kevin De Brujn, ylli i Mançester Sitit, ndërsa kanë kaluar ditë që nga fitorja 2-0 e “qytetarëve” në “Old Traford”. Sipas mesfushorit ofensiv nga Belgjika, trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, shpenzoi vetëm 10 minuta kohë për ta përgatitur taktikisht ndeshjen ndaj Mançester Junajtidit. Kampionët triumfuan në fushën e rivalëve në sfidën e Premier Ligës duke vazhdar ndjekjen e Çelsit kryesues. “Zakonisht ne bëjmë taktikë një ditë para ndeshjes, – tha De Brujni, – por, Junajtidi kishte luajtur me 3 në mbrojtje ndaj Totenhemit dhe me 4 në mbrojtje kundër Atalantës. Pas 10 minutash stërvitjeje, trajneri se ne nuk e dimë sesi do të luajnë ata, do ta shohi kur të dalim në fushë. Kështu, ne i dhamë fund pas 10 minutave përgatitjes taktike”.

Sfidanti.al