Verstapen tregon se përse do ta ndryshojë numrin nga 33 në 1

Nëse do të dalë kampion i botës, në makinë do të ketë simbole të tjera matematikore. Maks Verstapen është 19 pikë përpara Ljuis Hamiltonit në renditjen e Formula 1, dhe piloti i Red Bullit ka deklaruar se synon që të ndryshojë numrin tek Red Bulli i tij nga 33 që e ka tani, në 1. Ai dëshiron një numër të vërtetë prej kampioni, por kjo jo vetëm për krenarinë dhe për të treguar se është më i miri. “Numri 1 është lëvizje e zgjuar, – thotë holandezi, – është diçka e mirë për biznesin, për të fituar më shumë. Pastaj, sa herë të jepet mundësia të garosh duke pasur numrin 1?” Që nga viti 2014, asnjëherë nuk ka ndodhur që kampioni i botës të ketë numrin 1, pasi Hamiltoni nuk e ka dashur, dhe Rosbergu u tërhoq pasi doli kampion, por rregullat e lejojnë që piloti ta zgjedhë.

Sfidanti.al