Mbi 4 400 tifozë shqiptarë, policia “gardh” në “Uembli” për Angli-Shqipëri

Kur digjesh nga qulli, duhet t’i frysh edhe kosit. Kështu thuhet, dhe kështu do të bëjë policia britanike për ndeshjen mes Anglisë dhe Shqipërisë në “Uembli”, sonte për eleminatoret e Kupës së Botës. Shqetësimi i forcave të rendit është për shkak të trazirave në ndeshjen e kaluar ndaj Hungarisë, kur tifozët miq u përplasën me policinë dhe një tifoz u arrestua. Tifozët hungarezë ishin mbi 1 000, por Federata Angleze informon se tifozët shqiptarë kanë blerë 4 400 bileta deri tani, e ndoshta mund të kenë blerë edhe të tjera në tregun e zi në Londër. Anglia ka pasur probleme edhe me tifozët e vet, që shpërthyen gardhet dhe kordonet e sigurisë para finales së Europianit ndaj Anglisë dhe për këtë është dënuar me 1 ndeshje pa tifozë në Europianin e ardhshëm.

Sfidanti.al