Portugalia është në pozita më të mira sesa rivali ballkanik, por gjithsesi mund të kishte bërë më shumë. Barazimi 0-0 në fushën e Irlandës sidoqoftë e ndihmoi ekipin e Kristiano Ronaldos që të dilte në krye të renditjes së grupit A në eleminatoret e Kupës së Botës në një garë të vështirë ndaj Serbisë. Ronaldo nuk mundi të shënonte këtë herë në Dublin, por edhe nëse do ta kishte bërë, edhe nëse portugezët do të kishin fituar, kjo nuk do ta kishte ndryshuar situatën në grup. Ndaj Serbisë, Portugalisë i mjafton edhe barazimi, pra do të luajë për dy rezultate kur ekipet të ndeshen në 14 nëntor në “Estadio da Luz” të Lisbonës. Problem do të kishte qenë nëse luzitanët do të kishin humbur, sepse atëherë do të kishin qenë të detyruar të luanin kundër serbëve vetëm për fitore për të shmangur plej ofin e për t’u kualifikuar drejtpërdrejt në Botëror.
Sfidanti.al