Mos vallë kombëtarja është e tepërt për Ibrahimoviçin?!

Humbja në Gjeorgji ishte e rëndë, së pari për diferencën në cilësi mes dy ekipeve, dhe pastaj për faktin se rrezikohet kualifikimi në finalet e Kupës së Botës. Suedia pësoi një disfatë të papritur në Tbilisi dhe Zllatan Ibrahimoviç u duk si “peshku pa ujë” me fanelën e kombëtares. i rikthyer tek Suedia pas një dëmtimi në gju, ylli i Milanit nuk mundi të frymëzojë, dhe u duk i lodhur. Nuk është pak për moshën e tij 40-vjeçare që të bëjë udhëtime të tilla, së pari nga Milano në Suedi për grumbullimin e pastaj, deri në Kaukaze për të përfunduar sërish në Itali. Me gjasë, rikthimi në kombëtare për Ibrën do të dalë një barrë tepër e madhe për t’u mbajtur sepse kur je 40 vjeç, mezi arrin të shlodhesh edhe duke mbajtur vetëm “një kungull në sqetull”. Kvarackelia shënoi dy herë pas pushimit për gjeorgjianët, ndërsa fitorja e Spanjës 1-0 në Greqi (Sarabia) bëri që të ketë një “rokadë” në krye të grupit B, ku Spanja ka 16 pikë ndaj 15 të Suedisë që për momentin është në plej of.

Sfidanti.al