Rregullat e reja të Ksavit: Drekë në klub, në punë 1 orë përpara!

Më i pakënaquri nga të gjithë yjet duket se do të mbetet Gerard Pike. Qendërmbrojtësi ka shumë impenjime të tjera përveç futbollit, por duket se do të duhet të zgjedhë tani që tek Barcelona ka ardhur Ksavi Hernandez. Ish-kapiteni ka vendosur rregullat e tij dhe mediat po japin dalë nga dalë disa prej tyre. Informacioni i fundit është që lojtarët janë të detyruar të hanë drekën së bashku në klub, dhe po ashtu të vijnë në “punë” një orë përpara nisjes së stërvitjes. Udhëtimet janë shumë të kufizuara, por ashtu daljet para mediave, dhe kjo është pengesa kryesore për Pikenë. Gjithashtu, Ksavi ka ndaluar përdorimin e biçikletave elektrike si dhe sërfin për shkak të rrezikshmërisë për shëndetin dhe fizikun e futbollistëve. Trajneri dëshiron që ekipi të reagojë menjëherë dhe të nisë ngjitjen drejt vendit të parë në La Liga, ku ndodhet në pozicionin e 9-të.

Sfidanti.al